BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

"Prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera”/ Mjeku infektolog bën paralajmërimin e fortë: Gratë shtatzëna dhe të rinjtë janë të rrezikuar nga varianti britanik i Covid-19. Ja ndërlikimet serioze

"Prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve

"Situata gjatë muajve të fundit në Kosovë është paraqitur e rëndë pasi është rritur numri i të infektuarve te moshat e reja dhe gratë shtatzënë", kështu deklaron mjeku infektolog nga Kosova, Salih Ahmeti në një intervistë.

Ahmeti u shpreh se numri i infektimeve është shtuar për shkak të variantit të ri britanik që po qarkullon në vend.

“Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapshëm, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit.

Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grave shtatzëna”, shpjegoi mjeku”, ka thënë ai për Euronews.