Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pranimet në universitete, Duka: Duhet të ndryshojë ligji

Pranimet në universitete, Duka:  Duhet të ndryshojë ligji

Postuar: 09/09/2016 - 21:12

Valentina Duka, dekania e Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë ka folur rreth çështjes së pranimit të universitete.  Ajo ka kërkuar  ndryshime ligjore në ligjin e arsimit të lartë. Një prej këtyre fakulteteve është edhe Histori-Filologjia, ku dekania shpreh keqardhjen për këtë ndodhi, por sipas saj rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë këtë vit.

Një pjesë e maturantëve u penalizuan në mundësinë për të fituar një degë në fakultet si pasojë e një grupi lëndësh që nuk i kishin zhvilluar në shkolla, por Duka thotë se këto ndryshime duhet në ndodhin për brezat e ardhshëm.

Dekania Duka sqaron edhe pretendimet se përse një maturant me mesatare të shkollës së mesme me të lartë është renditur më pas se një tjetër me mesatare të ulët.

Drejtuesja e këtij fakulteti pohon se bashkëpunimi me Ministrinë duhet të jetë më i madh nëse ligji do qëndrojë kështu, ose të ndryshojë ligji dhe AKP të hiqet si hallkë e ndërmjetme.

Ndërkohë që ankimimet në universitet janë të pakta nga ana e maturantëve. Në këtë fakultet nga 12 mijë aplikime janë regjistruar vetëm 35 ankesa nga të cilat asnjë ankesë për pikët e grumbulluara. Ndërsa na Fakultetin e Ekonomisë ankesat kanë qenë fokusuar në faktin nëse kanë apo jo ndonjë mundësi në raundin e dytë.

Në Fakultetin e Ekonomisë dega që ka pasur më shumë kërkesë dhe konkurrencë ka qenë Ekonomik-Informatika, e cila ka rekrutuar maturantët me mesatare nga mbi 9.6 deri në 9.9.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 22:13

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur në flagrancë me 27 kg kokainë.

Postuar: 18/10/2019 - 21:33

11-vjeçari Alvin Berisha, djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gju

Postuar: 18/10/2019 - 20:51

Një makinë është përmbysur në Tiranë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur.

Postuar: 18/10/2019 - 19:46

Tetori po mbyllet me temperatura të larta, madje ka nga ata që kanë zgjedhur edhe bregdetin për t

Postuar: 18/10/2019 - 19:40

Prokurori Besnik Muçi është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese pasditen e sotme përpara Pres

Postuar: 18/10/2019 - 14:45

Një mjet tip ‘Benz’ me targa gjermane shpërtheu mëngjesin e sotëm në rrugën “Si