Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prefekti zbulon tre zonat e nxehta në Elbasan për kanabisin, u jep këtë porosi zyrtarëve

Postuar: 19/03/2019 - 18:03

 Në Elbasan është mbledhur Task Forca kundër kanabisit ditën e sotme. Prefekti Gledian Llatja mblodhi në takim drejtuesit e policisë së qarkut dhe administratorët e njësive vendore.

"Elbasani në fakt nuk është në hartën e kultivimit, por gjithsesi duhet të jemi vigjilent në këtë aspekt dhe duhet të koordinojmë në kohë cdo veprim që ka të bëjë me tentativat për mbjelljen e kanabisit" tha Gledian Llatja.

Ndërsa drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Altin Qato u shpreh se viti i kaluar ka qenë pa kanabis. "Në Elbasan janë evidentuar 4 raste të mbjelljes. Ndonëse në sipërfaqe të vogla, në këto raste autorët janë arrestuar"  tha ai. Prefekti Llatja u ka kërkuar administratorëve të kenë kujdes me tokat shtetërore të cilat mund të përdoren nga personat që kultivojnë kanabis.

Raportohet se Belshi, Dërshirani dhe fshati Gjolenë janë zonat ku policia ka dyshime që mund të përdoren për mbjelljen e kanabisit. Takime në nivel qarku janë zhvilluar edhe në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë në javën e kaluar për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:43

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy të rinjve në Shkodër. Policia njofton se ka vënë në pranga një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që në Malësinë e Madhe u ar

Postuar: 20/04/2019 - 13:18

Një i ri shqiptar është bërë objekt i një grabitje spektakolare në Zvicër.

Postuar: 20/04/2019 - 12:42

Parlamenti i Holandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe kët

Postuar: 20/04/2019 - 12:21

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të

Postuar: 20/04/2019 - 11:54

Arrestohet në flagrancë një i ri në Fier.

Postuar: 20/04/2019 - 11:42

Ndërkohë që katolikët festojnë Pashkët, një mesazh i fortë vjen për gjithë besimtaret, nga Angelo

Postuar: 20/04/2019 - 11:36

Deti Adriatik në Durrës nxjerr në breg breshkën gjigande shumëvjeçare.