BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Aktualitet

Prej 14 ditësh në karantinë në Turqi, dalin rezultatet për studenten shqiptare që u evakuua nga Kina

Prej 14 ditësh në karantinë në Turqi, dalin rezultatet

Studentja shqiptare, Silva Doçi që mbahej në karantinë në Turqi pas evakuimit nga qyteti kinez Wuhan ka dalë nga spitali sot.

Ajo dhe 41 persona të tjerë që mbaheshin në izolim kanë rezultuar negativ ndaj virusit vdekjeprurës.

Ministri i shëndetësisë turk tha se asnjëri nga individët, 32 turq, 6 azerbajxhanë, 3 gjeorgjian dhe një shqiptare nuk shfaqën shenja të "Covid-19".

"Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, 42 personat ishin vendosur në karantinë për 14 ditë dhe tani janë larguar nga spitali sot", u tha gazetarëve, Fahrettin Koca në kryeqytetin Ankara.

 

Më të lexuarat