
Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish dje, ndërsa kanë tentuar që të bllokojnë rrugën e Rinasit. Gjatë momentit kur kanë tentuar të bllokojnë njërin aks të rrugës, policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë. “Këto njerëz që heshtin, neglizhojnë dhe nuk duan të vijnë të bëjnë negociata me banorët e Bërxullit, mos ta marrin kaq të lehtë, pasi do të rezistojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe kjo rrugë nuk do të ndërtohet. Ju faleminderit juve mediave, pasi ne për pushtetarët kemi vdekur”, deklaroi një nga banorët. Ndërkohë banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë. Ato paralajmëruan firmën kontraktore se nëse do të futet që të ndërtojë rrugën në pronat e tyre, ato nuk do t’i lejojnë. Banorët thanë se nuk do ta falin tokën për interesat e pushtetarëve dhe të oligarkëve. “Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma”, u shprehën një nga banorët. Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.
Më të lexuarat


Udhëtonin me municione në makinë, zbulohen prapaskenat dhe parandalohet grabitja me armë në banesën e biznesmenit të njohur në Lushnje

TRAGJIKE/ Zjarr MASIV në Pejë, zona mbulohet nga tymi i zi, pas depove digjet edhe qendra tregtare (VIDEO)

Rrethuar nga bora, akulli dhe arinjtë polarë/ Kasaforta që do të shpëtojë botën në rast apokalipsi, brenda saj ruhen “thesare” edhe nga Shqipëria

Shkuan në Itali me vizë turistike dhe nisin ‘profesionin’ e drejtuesve të trafikut të drogës, por e pësojnë keq dy të rinj shqiptare

Çfarë po ndodh me llotot? “Para, pokera, cipa”/ Kthyen lokalin në baste sportive, e pësojnë keq 3 pronarë lokali

(VIDEO) Brenda valixhes në mjetin e ndaluar u gjet…/ Zbardhen detaje nga operacioni policor në aksin Koplik-Hani i Hotit me disa të arrestuar

Studimi zbardh të dhëna alarmante: Ja pasojat e rënda në organizëm dhe shëndetin tonë nga bakteriet e gjetura në mish. Ja çfarë thonë shkencëtarët

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

KQZ godet me dorë të fortë dhe kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve të njohur socialistë, zbardhet çfarë ka ndodhur

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit
