BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Aktualitet

Preket Shqipëria dhe Kosova/ Ofronin mallra të falsifikuara, Europol merr vendimin drastik për 12 mijë faqe interneti

Preket Shqipëria dhe Kosova/ Ofronin mallra të falsifikuara, Europol

Më shumë se 12 mijë faqe interneti që ofronin mallra të falsifikuara janë mbyllur pas një operacioni ndërkombëtar të nisur nga Europol, e të ndërmarrë në 27 shtete duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën.

Operacioni u shtri mes të tjerash edhe në vende si  Belgjika, Kroacia, Franca, Mali i Zi, Anglia e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vazhdën e tij, janë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë dhe pritur përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe janë mbyllur 15 faqe online që shisnin produkte të falsifikuara.

Hetuesit kanë sekuestruar 127 365 produkte false si veshje, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe telefona me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro. Sipas informacioneve bëhet me dije se në Shqipëri është mbyllur dhe një faqe qe shiste produkte false Hugo Boss.

Jo vetëm kaq megjithatë: Në fokusin e aksionit kanë qenë edhe disa servera qe shisnin ne mënyrë pirate kanalet televizive, të cilët janë bllokuar tashmë. 10 urdhra kontrolli janë lëshuar deri tani dhe 14 persona janë ndaluar nën akuzën për krime kundrejt pronësisë intelektuale.

Sipas të dhënave paraprake të hetimeve, i dyshuari kryesor në këtë skemë fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe bënte një jetë luksoze, me makina të shtrenjta e pushime ekstravagante anekënd botës. Rrjeti kriminal i ishte përkushtuar marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjeve pirate audio-vizive në internet.

Një zbulim i tillë tregoi edhe një herë se prodhimi i produkteve të falsifikuara po shtohet gjithmonë e më shumë brenda Bashkimit Europian, duke nxjerrë në pah mbivendosjen në rritje të krimeve të pronësisë intelektuale me evazionin fiskal dhe pastrimin e parave.