Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Premtonte vende pune për 2 mijë euro, arrestohet 28 vjeçarja nga Elbasani

Postuar: 17/07/2017 - 20:27

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetases: K.,  28 vjeçe  banuese  në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

 Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro  në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.  Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:51

Policia franceze ka goditur një rrjet trafiku ndërkombëtar droge  këtë fundjavë, me rreth 1.3 ton kokainë të sekuestruara në Bordo.

Postuar: 20/11/2017 - 21:01

Një i mitur shqiptar është plagosur me thikë në Francë pas një sherri banal.

Postuar: 20/11/2017 - 20:57

Një 60-vjeçar shtetas grek është arrestuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge, të futur në Greqi nga Shqipëria.

Postuar: 20/11/2017 - 20:48

Pas asfiksimt të 60 nxënësve në fshatin Shupenzë të Bulqizës është pezulluar mësimi në shkollën e mesme “Rifat Manjani”.

Postuar: 20/11/2017 - 20:24

Policia italiane ka vënë në pranga shtatë shqiptarë të cilët dyshohen pjesë e një grupi prostitucioni.

Postuar: 20/11/2017 - 20:07

Ditët e ftohta duket se po mbërrijnë në vendin tonë.

Postuar: 20/11/2017 - 20:06

Një 32-vjeçar është gjetur i pajetë në një ndërtesë të braktisur në kryeqytet.