Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti Meta firmos dekretin

Postuar: 12/01/2019 - 14:27

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka firmosur sot dekret për dhënie grade madhore. Presidenca ka bërë me dije se “Presidenti Meta i jep gradën “Gjeneral Brigade”, kolonel Ndriçim Reshit Sallaku”.

Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, është ndërkohë me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

DEKRETI I METES 

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Ndriçim Reshit Sallakut

D E K R E T PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, jo rezident në shtetin e Izraelit, Republikën e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgji” i jepet grada “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11047
Tiranë, më 11.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 12:19

Banorët e Astirit deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestën. Policia shoqëroi sot 6 persona për protestën e mbrëmshme që zgjati disa orë.

Postuar: 20/03/2019 - 12:09

Një 32-vjeçar në qytetin e Kukësit ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urave në Rr

Postuar: 20/03/2019 - 11:54

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shoqëruar 6 persona,

Postuar: 20/03/2019 - 11:43

Gjatë paradites së sotme fermerët në qytetin e Lushnjes kanë dalë në protestë, për të kundërsht

Postuar: 20/03/2019 - 11:29

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për tu përballur me padinë e kryemi

Postuar: 20/03/2019 - 11:16

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e t