BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x

Aktualitet

“Presim situatë të vështirë energjetike”/ Inxhinieri elektrik tregon krizën që do përfshijë vendin në vjeshtë dhe kur do ketë ndërprerje

“Presim situatë të vështirë energjetike”/

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç, komenton situatën hidrike në vend dhe thotë se reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar që të rritet pak niveli dhe prurjet në tre hidrocentralet kryesore.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN, Duleviç tha se nga të dhënat e siguruara nga KESH tregohet se kemi përmirësim sado të vogël i cili shtoi sado pak prodhimin në tre hidrocentralet kryesore në vend.

Sipas tij, kuotat janë goxha larg niveleve që duhet të jenë, në mënyrë që prodhimi i energjisë në këto tre hidrocentrale të jenë maksimum.

"Të tre hidrocentralet prodhojnë mesatarisht 17 mijë megavat orë. Patjetër, nga dita e sotme në Kosovë kanë filluar kufizimet, priten dhe nga kufizimet që situata do jetë më e rëndë në ditët në vazhdim, se jemi akoma në gusht, imagjino çfarë do ndodhë në vjeshtë.

Momentalisht në vendin tonë situata paraqitet më mirë, por nuk parashikohet dot nëse do jemi më mirë apo më keq. Bazuar dhe në deklaratat e Ramës, në vjeshtë ne do jemi në një krizë energjetike, ku besoj se në zona të caktuara do kemi ndërprerje të energjisë", u shpreh inxhinieri.

Lidhur me thirrjet e qeverisë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ulin konsumin pa kriter të energjisë, deklaroi se në kohë krize çdo gjë e propozuar është zgjidhje.

"Por qeveria duhet të ketë fushata sensibilizuese edhe nga media. Duhen marrë masa publicitare edhe në media, se si të kursehet energjia. Qytetarët duhet të informohen në çfarë mënyrë duhet të kursejnë, në mënyrë që situata të mos degradojë apo rëndohet në vjeshtë që të mbetemi pa energji dhe të shkojmë të gjeneratorët.

Nga mesatarja e javës së parë dhe dytë të gushtit, 3.1 milionë euro energji elektrike nga jashtë blihet.

Në ditë blihet një sasi e madhe që rëndon taksat e shqiptarëve. Aktualisht tre hidrocentralet më kryesore, prodhojnë 17 mijë megavat orë në ditë. Kërkesa për energji elektrike është 19 mijë, 2 mijë blihen. Flas për 3 hidrocentralet më të mëdha në vend, pa përfshirë ato private. Prodhimi vendas është rreth 55% e nevojës për energji dhe pjesën tjetër e importojmë, blejmë nga jashtë", theksoi Duleviç.

Më të lexuarat