
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

“Presioni politik, frikësimi e korrupsioni penguan gjyqësorin”/ DASH publikon raportin për Shqipërinë: Mediat nën trysni. Qeveria keqpërdori administratën

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit të botuar sot.
Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.
Në raport vëren se ka pasur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i cili gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion.
Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.
Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.
Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.
Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.
“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.
Departamentit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.
Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.
Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve megjithëse zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë, partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qenit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.
Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.
Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.
Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.
Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.
Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.
Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunimet.
Po ashtu raporti thekson se autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim, thuhet në raport.
Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimin që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit./VOA
Më të lexuarat


"Nuk shkoj më tutje, e pamundur ekonomikisht", pedagogu i njohur bën ironinë therrëse ndaj sistemit arsimor: T’i them familjes rrini pa bukë se hamë titullin

Fakultetet nesër çelin dyert, ja cilët janë degët më të kërkuarat dhe më pak të preferuara për studentët në Universitetin e Tiranës

"Kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’"/ Zbulohen lidhjet e Dritan Rexhepit dhe organizatave kriminale shqiptare me mafiet ndërkombëtare

Ish-burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i shqiptares: Një herë kam...

Shtoi forca policore në veri të Kosovës për mision paqeruajtës, vjen reagimi i parë nga Mbretëria e Bashkuar

Aksident i rëndë, ka të plagosur

Kurti takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Sarrazin jep mesazhin e prerë: Serbia të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht

Zjarri në Fier vijon të riaktivizohet për shkak të erës së fortë, ja si paraqitet situata në terren

Dalin pamjet e vrasjes së Afrim Bunjakut, Sveçla tregon momentin ku terroristët serb përgatitën sulmin në Banjskë (Video)

Si do vijojë dialogu? Ish-përfaqësuesi i SHBA-së për bisedimet në veri: I takon Serbisë të respektojë Kosovën
