Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pretendon se i kanë vjedhur votat, KQZ merr në shqyrtim ankesën e Ndocajt

Postuar: 11/07/2019 - 19:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish ditën e sotme ku në rendin e ditës ka dy kërkesa ankimore që janë paraqitur nga partia Kombëtare Konservatore Albania dhe kërkesa ankimore paraqitur nga Aleanca Demokratike e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ka thënë se në zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur votat e kandidatit Eduart Ndocaj ndërsa në disa kuti janë gjetur më shumë vota sesa ka votues qendra e votimit.

Në pretendimet e kësaj partie në 11 qendra votimi janë gjetur shkelje ku diferenca e fletëve të votimit janë nga 1 deri në tre vota. Sipas kodit zgjedhor nëse  numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Por diferenca mes dy kandidatëve është më shumë se 12 mijë votues, konkretisht Pjerin Ndreu mori 12 930 bota ndërsa Edurat Ndocaj mori 710 vota.

Pas shqyrtimit të këtyre ankesave KQZ do të vijojë me rendin e ditës:

3.   “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

4.    “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

5.   “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

6.    “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 08:52

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Mustafaj u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë.

Postuar: 18/07/2019 - 08:49

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve lidhur me përplasjen me armë të ndodhur dy vite më parë

Postuar: 18/07/2019 - 08:44

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për shpërdorim detyre për gjyqtaren e Apelit të Tiranës Ze

Postuar: 18/07/2019 - 08:22

Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet.

Postuar: 18/07/2019 - 07:37

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar dje një operacio

Postuar: 18/07/2019 - 07:17

Dita e sotme do të karakterizohet nga rrezet e diellit dhe në përgjithësi, nuk priten reshje.