
Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Pro dhe kundër marrëveshjes me Bullgarinë, plasin protestat në Shkup, propozimi francez shkon në Kuvend, ja çfarë po ndodh në Maqedoni

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Korrik 2022

Disa mijëra qytetarë u mblodhën sërish ditën e djeshme, para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në Shkup, duke kërkuar nga qeveria e vendit që të refuzojë propozimin e dorëzuar nga presidenca franceze e BE-së para disa ditësh, me funksion zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes. Tubimet mbështeten nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila kundërshton me forcë propozimin, duke pretenduar se “favorizon kërkesat bullgare që rrezikojnë historinë, gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë kulturore të vendit”. Gjithashtu debatet e forta kanë bërë që propozimi francez të diskutohet gjatë kësaj jave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i këtij vendi, Stevo Pendarovski, doli në favor të propozimit të Presidencës së skaduar franceze të BE-së. Sipas tij, propozimi nuk cenon identitetin kombëtar dhe gjuhën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti maqedonas gjithashtu vuri në dukje se një “Po” e mundshme për propozimin nga ana e Shkupit nuk duhet të perceptohet në vend as si një triumf dhe as si një humbje të plotë. Qeveria e Dimitar Kovaçevskit ka filluar konsultime të gjera të brendshme për propozimin “francez”, duke konsideruar se ai “përbën bazë për ndërtimin e një strategjie kombëtare që mund të çojë në mosangazhimin e perspektivës evropiane të vendit”. Dimitar Kovaçevski tha se qeveria do të shpallë qëndrimin e saj për propozimin pas përfundimit të konsultimeve. Në kuadër të këtyre konsultimeve, Kovaçevski ka takuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Christian Mickoski, me të cilin ky i fundit ka ripërsëritur se propozimi është shumë i dëmshëm për vendin dhe duhet refuzuar nga qeveria pa u menduar.
Propozimi francez shkon në Kuvend
Propozimi francez do të diskutohet gjatë kësaj jave në Kuvend. Maja Moraçanin, deputete e partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, pjesë e koalicionit qeverisës, bën të ditur se me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin për Integrime, Bojan Mariçiç, kanë rënë dakord që përmes një debati në Kuvend të qartësohen të gjitha dilemat rreth propozimit. Procesi negocues me Bashkimin Evropian duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, dhe jo çështjet bilaterale të bëhen pjesë e këtyre bisedimeve. Nëse hyjmë në këtë rrugë, ajo do të jetë pa fund. Kjo gjë duhet të definohet qartë përmes konkluzave që do t’i miratojë Kuvendi pas debatit për këtë çështje”, thotë Moraçanin. Por, opozita maqedonase, VMRO DPMNE, nuk beson se debati për propozimin francez do të kalojë në Kuvend. “Mendoj se do të bëhet gjithçka që është e mundur që ta anashkalojnë Kuvendin pasi ka gjëra, të cilat i fshehin (drejtuesit e Qeverisë) dhe nuk dëshirojnë të hapet debat në institucionin ligjvënës për këtë çështje, aty ku të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve do të mund t’i shpalosnin gjërat e mira dhe ato të këqijat rreth propozimit francez”, thotë Bojan Stojanovski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Çfarë përmban propozimi francez?
Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez. Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”. Në pikën 4 të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.
Më të lexuarat


Sot 29 Nëntori, shqiptarët festojnë ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët

Moti i keq në Librazhd –Elbasan, rrëshqitje dherash te ‘Kthesa e Murrashit’, ja si paraqitet situata

Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë “refuzon” Ermal Hoxhën, nuk pranohet rekursi

Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 1 kg flori nën kërcënimin e automatikut, SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë

Rrebeshe shiu, stuhi dhe.../ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

E trishtë! Vajza e ish-deputetit të 'PL' humb jetën në aksidentin tragjik, rrëqeth politikani i njohur: U nda në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur (Emri)

“Pashë shumë Ismailër”, Curri ironizon festimet e 111-vjetorit të Pavarësisë: Në vend të kalit, pamë makina sportive, jemi popull teatral

“Figurë komplekse”, kërkuesi shkencor hedh dritë mbi figurën e Ismail Qemalit: Ishte një diplomat karriere

Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

Samiti i Brukselit. VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor
