Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Probleme me pasurinë? Kundërshtoi KPK-në, merret vendimin nga KPA për gjyqtarin e Apelit, Fatos Qato

Postuar: 08/11/2019 - 17:34

Ditën e sotme, trupi gjykues i Komisioni të Posaçëm të Aplikimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për gjyqtarin Fatos Qato.

Qato kishte bërë ankimim në KPA ndërsa ky i fundit nuk i pranoi pretendimet e gjyqtarit të cilit i janë evidentuar probleme me deklarimin e pasurisë dhe me burimin e të ardhurave.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.

Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:16

4 fëmijë të shkollës 9-vjeçare në Golem janë helmuar nga një sprai boje, ndërkohë që kanë qenë duke luajtur.

Postuar: 22/11/2019 - 13:04

Falë një operacioni të strukturuar mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë mëngjesin e djeshëm u

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Momenti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 mbrëmë vonë në Amiens ka

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Forcat xhenier kanë mbërritur tek Sheshi Skënderbej me robot dhe bllokues valësh për të bërë të m

Postuar: 22/11/2019 - 12:30

Policia franceze ka goditur një grup të trafikimit të kokainës dhe heroinës, që furnizonte tregun

Postuar: 22/11/2019 - 12:20

Ashtu siç pati paralajmëruar më 15 Nëntor, Presidenti Ilir Meta ka paditur në prokurori kreun e K