Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Programi AgroKapital, Panariti: Dhënia e çertifikatave të pronësisë lehtëson procesin e kreditimit të bujqësisë

Programi AgroKapital, Panariti: Dhënia e çertifikatave të pronësisë lehtëson procesin e kreditimit të bujqësisë

Postuar: 12/03/2014 - 15:39

Creative Business Solutions CBS në partneritet me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paraqitën programin AgroKapital, për rritjen e financimit për agrobiznesin shqiptar sot në një takim të zgjeruar në Tiranë. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit  të Ujërave z. Edmond Panariti, duke vlerësuar rëndësinë e financimit për bujqësinë, tha se: “Duhet të heqim dorë nga skemat mbështetëse për bujqësinë e mbijetesës dhe nga skemat që favorizojnë klientelizmin dhe abuzimet. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e krijuar deri tani: Bujqësia nuk është sektor që kërkon asistencë sociale, dhe fondet nuk duhet të shkojnë si lëmoshë dhe asistencë për fermerët. Bujqësia kërkon fonde për zhvillim, investim në teknologji moderne, për krijimin e pikave të grumbullimit, magazinave frigoriferike etj. Një nga pengesat për zhvillimin e bujqësisë, ka qenë pamjaftueshmëria e financimeve. Kjo situatë vjen edhe për shkak të shkallës së lartë të informalitetit në bujqësi dhe pikërisht për këtë është angazhuar Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, pra për të formalizuar këtë sektor. Dhe në këtë drejtim objektivi i parë është inciativa për të çuar në finale ligjin 7501, për të dhënë certifikatat e para të pronësisë, pasi në këtë mënyrë, hapet tregu i tokës dhe fermerët e kanë më të lehtë për të vendosur tokën si kolateral në bankë dhe për të marrë kredi që të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Pra dhënia e certifikatave të pronësisë lehtëson procesin e kreditimit të bujqësisë”, u shpreh Panariti.
 
Nga ana e tij Drejtori Ekzekutiv i Misionit USAID në Shqipëri, z. David L. Cowles e vlerësoi sektorin e bujqësisë në Shqipëri si sektor me impakt të jashtëzakonshëm në uljen e varfërisë, hapjen e vendeve të reja të punës  dhe rritjen e të ardhurave. Në krahasim me vendet e tjera të Europës tha ai,  sektori i bujqësisë në Shqipëri  prodhon 23 % të GDP, që përfaqëson 40% të punësimit total në vend.   “Ka patur një progres në ketë sektor por sfidat janë ende shumë domethënëse. Rajoni po mundohet të marrë veten nga impakti  i situatës se krizës në Eurozonë. Kriza ka patur impakt në kredidhenie duke bërë institucionet financiare të reduktojnë  aksesin në kapital për agropërpunuesit. Ne përgjigje të kësaj situate, USAID ka nënshkruar marrëveshje me dy banka dhe 2 organizata, AAC Lushnje dhe CBS, për përmirësimin e financimit të agrobiznesit. Duke punuar me të dy palët, si me bankat ashtu edhe dhe agroperpunuesit, ne besojmë, theksoi ai,  se do te ketë një impakt pozitiv në rritjen e kredidhënies për sektorin e bujqësisë. Une besoj fuqimisht se do të gjeni tek CBS një partner të fortë për të përmirësuar financimin në sektorin e bujqësisë".
 
Programi  AgroKapital ka objektiva ambicioze dhe ka filluar punën fuqishëm, por suksesi i këtij programi përfshin të gjithë aktorët: insitucionet financiare, projektet kombëtare dhe nderkombëtare, qeverinë, dhe investitorë të cilët do të jenë partnerët tanë përgjate programit. Enio Jaço, Drejtori Ekzekutiv i CBS në prezantimin e tij theksoi se AgroKapital do të shërbejë si hallka lidhëse midis komunitetit të agrobiznesit shqiptar dhe bankave e institucioneve financiare si injektorë të kapitaleve në ekonominë bujqësore. ‘Rritja e kreditimit dhe rritja e aftësisë menaxhuese të sipërmarrjeve bujqësore janë qëllimet më të rëndësishme të projektit’, nënvizoi Drejtori Ekzekutiv i CBS. Enio Jaço tha se ‘Programi AgroKapital do të rrisë investimet në Agrobiznes nëpërmjet financimeve, me 18.5 milion USD, si dhe do të rrisë xhiron e sipërmarrjeve të mbështetura nga programi, me 28 milion USD duke gjeneruar mbi 1,150 vende të reja pune’. Përfaqësues të lartë të Qeverisë, Drejtues të Bankave dhe Institucioneve Financiare, ekspertë, donatorë dhe investitorë, diskutuan mbi mundësitë e reja të financimit, të cilat tashmë i ofrohen agrobiznesit shqiptar përfshirë mbështetjen nga programi AgroKapital, nga skemat financuese të donatorëve si dhe nga produktet e reja bankare.
 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:27

Afër 6 muaj pas vrasjes, një shqiptar është prangosur nga policia greke në Selanik.Shqiptari 23-vjeçar është prangosur në kohën kur po bënte përpjekje për të kaluar kufirin e për të mbërritur në Shqipëri.Sipas asaj që

Postuar: 21/07/2018 - 23:22

Një 42 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dhunonte bashkëshorten e tij.Sipas polic

Postuar: 21/07/2018 - 22:45

Senida Mesi, Zv.Kryeministrja e Shqipërisë ndodhet prej disa ditësh në Amerikë, ku po zhvillon ta

Postuar: 21/07/2018 - 22:25

Pasi kanë konsumuar alkool në një festë private, ka lindur edhe sherri.

Postuar: 21/07/2018 - 21:44

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Postuar: 21/07/2018 - 21:21

I gjithë plazhi i Velipojës ka mbetur pa energji elektrike.

Postuar: 21/07/2018 - 21:02

 Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mb