Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

Projekti për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, zbulohet cila është kompania fituese

Projekti për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, zbulohet cila

Ditën e sotme është shpallur kompania fituese për projektin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.

Fitues për këtë projekt janë iC consulenten Ziviltechniker, ELEA dhe IBE.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës, ndërsa kjo rrugë do të mund të bëhet për 7-10 minuta.