BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Aktualitet

Prokurori i Speciales zbardh detaje të forta: Të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë që konsideroheshin pengesë për UÇK-në

Prokurori i Speciales zbardh detaje të forta: Të gjitha viktimat e

Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.

“ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.

Ai shtoi se akuzat kanë të bëjnë me individë të përmendur me emra, për ndalim, keqtrajtim dhe torturim të kosovarëve.