BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Prokurori i Specializuar: Haga nuk e akuzon UÇK-në, por individët me përgjegjësi personale

Prokurori i Specializuar: Haga nuk e akuzon UÇK-në, por

Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të parë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, Prokurori Xhek Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u  krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është provë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit, njofton ZPS’ja përmes një komunikate drejtuar mediave. 

Aty thuhet se Prokurori Smith theksoi se puna e një prokurori lidhet me përgjegjësinë individuale për krime që mund të provohen jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se në Dhomat e Specializuara përgjegjësia penale për krime është personale.

“ZPS-ja nuk ngre akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ajo për pavarësinë e Kosovës. Nuk është as detyra, e as dëshira e ZPS-së apo e imja për ta bërë këtë,” citohet të ketë thënë Prokurori Smith.

“Si prokuror, është jashtë kompetencave të mija që të argumentoj apo vendos se cilat luftëra ishin të drejta dhe cilat jo, por mund të them se krimet e luftës nga një palë nuk përligjin krimet e luftës të palës tjetër”, përcjellë Reporteri.net, deklaratën e Prokurorit Smith. “Por, çka mund të jetë më e rëndësishme, unë gjithashtu e di se e vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë që është e drejtë.”

Në kumtesën nga Haga, theksohet se Prokurori Smith e bëri të qartë pikëpamjen e tij se kjo duhet të jetë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave. Duke nënvizuar se shumë viktima “janë detyruar të presin dy dekada për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë më në mesin tonë,” ai shpjegoi se: “Nëse duam t’ju shërbejmë këtyre viktimave siç duhet, nuk duhet të ketë kurrë një datë skadimi në lidhje me përgjegjësinë.”

Në lidhje me viktimat në çështjen kundër Salih Mustafës, Prokurori Smith vuri në dukje se, ndërsa në çështje të tjera që ka paraqitur ZPS-ja viktimat ishin një grup i përzier, shqiptarë, serbë, romë dhe persona me kombësi të tjera të Kosovës, të gjitha viktimat e të akuzuarit ishin bashkëpatriotë shqiptarë të Kosovës.

Prokurori Smith, përcjell Gazeta Online Reporteri.net kumtesën e ZPS’së, tha se: “Këta persona nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin bashkëpjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës krimi i vetëm i të cilëve ishte se konsideroheshin, për një arsye a një tjetër, si pengesë për UÇK-në dhe disa udhëheqës të caktuar të saj, dhe si rrjedhim etiketoheshin si bashkëpunëtorë.

“E vërteta, siç do të parashtrohet para kësaj Gjykate javët e ardhshme, është se udhëheqës të caktuar të UÇK-së, përfshirë z. Mustafa, përdorën pushtetin e tyre për të viktimizuar dhe brutalizuar bashkëpatriotë kosovarë, përfshirë individë krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin pikëpamje politike të ndryshme nga ato të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.”

Prokurori Smith theksoi se procedurat kundër z. Mustafa duhen kryer në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe u kërkoi kritikuesve të Gjykatës që të ndjekin se si funksionon ajo, si gjatë gjykimit të tanishëm ashtu edhe gjatë atyre që do të vijojnë, para se të japin një gjykim për të.