Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroria e Shkodrës hermetike rreth hetimeve: “Mos e hapni”, por kutinë e zezë e hapën dhe dëmtuan

Prokuroria e Shkodrës hermetike rreth hetimeve: “Mos e hapni”, por kutinë e zezë e hapën dhe dëmtuan

Postuar: 12/04/2016 - 15:19

Prokuroria e Shkodrës vijon që të jetë hermetike rreth hetimeve që po bëhen për rrëzimin e helikopterit EC 145 në ujërat e liqenit të Shkodrës më 6 prill. Pas 6 ditësh nga aksidenti ku humbën jetën dy pilotët Donald Hoxha dhe Florian Delia, trupi metalik i helikopterit ndodhet në repartin e FNSH të Shkodrës. 
 
Bazamenti nuk do të lëvizet derisa të japë urdhër grupi hetimor që po merret me këtë çështje. Një tjetër detaj që mësohet është kamera regjistruese që ndodhej brenda helikopterit, e cila ndodhet në duart e ekspertëve të huaj.
 
Mendohet se kamera e pilotit që ndodhej brenda helikopterit të ketë regjistruar të gjithë fluturimin bashkë me video dhe audio. Ekspertiza mund të kryhet nga të huajt edhe pse fillimisht kamerën e regjistrimin e kishte grupi i prokurorëve që po heton ngjarjen. Prokuroria e Shkodrës po sheh mundësinë që kutia e zezë të deshifrohet nga ekspertët gjermanë të kompanisë “Eurocopter”.
 
Po ashtu mundet që kutia e zezë të dërgohet në Gjermani për ekzaminime të mëtejshme, nga ku mund të zbardhet e gjithë ngjarja e aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave të Armatosura duke qenë se ende ka shumë paqartësi në këtë ngjarje që po tentohet të mbahet e fshehtë dhe larg syrit të publikut dhe medias.
 
Kutia e zezë nëse nuk është dëmtuar ka të ruajtur gjithçka ka ndodhur, por edhe arsyen kryesore të rrëzimit të helikopterit në ujërat e liqenit të Shkodrës. Në fotot e publikuara në kutinë e zezë ka një mbishkrim “mos e hapni”.
 
Edhe pse shkruhej qartësisht, dikush e ka hapur atë duke e lënë në disa pjesë të ndryshme, çka edhe mund ta ketë dëmtuar edhe më shumë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.