BREAKING NEWS

Shpërthen vatra në Mat, vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Shpërthen vatra në Mat, vazhdon të rritet numri i të
x

Aktualitet

Prokuroria kishte kërkuar ‘burgim të përjetshëm’, Gjykata merr vendimin për të riun që vrau nënën dhe babain polic me armën e shërbimit

Prokuroria kishte kërkuar ‘burgim të

Apeli i Krimeve të Rënda pranon kërkesën e gjykimit të shkurtuar për Mirald Metallarin, i cili vrau nënën dhe babain e tij polic me armën e shërbimit.

Mësohet se gjykata ka dënuar me 35 vite burg 22-vjeçarin, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar burg të përjetshëm.

Kujtojmë se i riu ekzekutoi prindërit e tij më 24 korrik të 2017-ës në Bathore. Ai ishte konfliktuar me babain Miftarin, teksa po ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë. Mirald Metallari mori armën e shërbimit të të atit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Nëna 47-vjeçare Nurie Metallari kishte ndërhyrë për të shmangur tragjedinë, por i riu e qëlloi gjithashtu edhe atë. Gruaja u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Më të lexuarat