BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ja dy akuzat e ngritura nga SPAK

Prokuroria mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ja dy akuzat e

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Hetimet janë mbyllur dhe për nëntë të akuzuarit e tjerë të përfshirë në dosjen e korrupsionit në burgje. Vetëm për mjekun kardiolog, Edvin Prifti hetimet do të vazhdojnë, pasi për të priten akoma veprime të tjera hetimore për t’u kryer. Ndërkohë, sipas deklaratës të dhënë nga SPAK, ish-gjyqtarja e Krujës dhe avokati, shtetasi A. T., bashkëpunonin me të pandehurit e tjerë, duke u përfshirë në një skemë kriminale të favorizimit. Falë kësaj skeme, liroheshin të burgosur nga Gjykata e Krujës. Shumat e parave, që u jepej të akuzuarve nga familjarët e të burgosurve arrinin deri në 12 mijë euro, ku SPAK madje ka prova, të cilat vërtetojnë skemën me dy raste të korrupsionit. Në dosjen hetimore janë të përfshirë një sërë vëzhgimesh ambientale dhe përgjimesh, të cilat vërtetojnë më tej përfshirjen e të akuzuarve në korrupsion. Këta të fundit vazhdojnë ta mohojnë. Ndërkohë SPAK, dosjen e krijuar do ta çojë për gjykim me akuzën e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Korrupsion aktiv”. Kujtojmë gjithashtu, se para disa ditësh, ish-gjyqtarja e Krujës dha kërkesë për lehtësi të masës së sigurisë, duke paraqitur në kërkesë raportet shëndetësore dhe psikologjike të fëmijëve të saj dhe të babait të saj. Sipas saj, djali i saj ishte me nevoja të veçanta. Kërkesa iu refuzua për të tretën herë radhazi nga vendimi i Apelit të Posaçëm dhe katër herë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme.

Ja cilët janë personat që liroi ish-gjyqtarja

Enkeleida Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua në shkurt të këtij viti për akuzën e veprës penale “Korrupsion”. ILD në atë kohë, kërkoi shkarkimin e saj nga detyra, pasi sipas tyre ajo kishte liruar të dënuar me burgim të përjetshëm. Fillimisht, ajo liroi shtetasin me iniciale I. D., i përfshirë në bandën e Durrësit dhe i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe vepra të tjera kriminale. Më pas në nëntor të 2017, ajo liroi shtetasin G. T., i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. I pandehuri kishte 25 vite burg për të kryer, por kreu vetëm 17 vite. Pak ditë pas lirimit të shtetasit G. T., gjyqtarja liroi dhe një të pandehur tjetër, i cili njihej nga autoritetet italiane dhe gjermane për arratisjet e tij nga burgjet e tyre. Bëhet fjalë për shtetasin I. P., të cilit i kishte mbetur më shumë se një vit burg për të kryer. Ndërkohë në 2018, Hoxha vendosi të lironte nga masa e sigurisë shtetasin R. Rr., djalin e deputetit socialist, shtetasi Rr. Rr., i cili u dënua me 1 vit burg për dhunën e ushtruar nga shtetases Xh. M., por dënimi iu ndryshua në shërbim prove. Bazuar në hetimet e SPAK, përpara se gjyqtarja të shkarkohej nga detyra, ajo do të lironte nga burgu dhe shtetasin S. P., i ekstraduar dhe i arrestuar për vrasjen e shtetasit R. B., disa vite më parë. I arrestuar ishte dhe vëllai i tij, shtetasi B. P. dhe për lirimin e tij dyshohet se janë marrë rreth 12 mijë euro. Nga përgjimet e kryera, u njoftua dhe për një rast korrupsioni në shëndetësi, ku sekretarja e gjykatës i ka dhënë para kardiologut, për të operuar të ëmën. Në skemë, u përfshinë dhe të pandehur të tjerë, si dy infermiere të QSUT-së.

 

Më të lexuarat