BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, mësuesit e shkollës ‘Qemal Stafa’ dalin me reagimin e fortë (DOKUMENT)

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, mësuesit e

Maturantët organizuan sot një protestë në lidhje me pakënaqësitë e tyre për përmbajtjen e testit të provimit të matematikës. Në krah të maturantëve sipas një raporti të siguruar nga ‘Top Channel’ kanë dalë edhe mësuesit e shkollës ‘Qemal Stafa’.

Ata kanë evidentuar disa ushtrime që penalizojnë maturantët për të marrë notën maksimale, 10, për shkak të nivelit të lartë të vështirësive dhe përkthimit të gabuar të pyetjeve.

Këto rekomandime ia ka dërguar Ministrisë së Arsimit, ku i kërkojnë të marr në konsideratë këto problematika teksa edhe mësimi është zhvilluar kryesisht online edhe me orë të reduktuara.

“Konstatuam se testi i matematikës është mbi nivelin mesatar duke tentuar drejt nivelit të lartë të vështirësisë në strukturë ne hartimit të testit, gjithashtu testi përmban ushtrime të nivelit të lartë dhe shumë të lartë të zhvilluara në një orë të vetme mësimore përkundrejt gjithë koncepteve mësimore të trajtuara në tematikën përkatëse dhe gjatë mësimit online si dhe e një niveli të lartë dhe shumë të lartë të vështirësisë në kundërshtim me çfarë ishte parashikuar. Testi kishte ushtrime të cilat kanë pasur të paformuluara mirë kërkesat ose të përkthyera gabim”, thuhet në rekomandimin e bërë.

“Duke mbajtur parasysh fushën “Mirëqenia e nxënësve” në një situatë të pazakontë ku nxënësit për dy vite me radhë nuk kanë qenë të qetë psikologjikisht, me mësim të reduktuar pasi kanë qenë në zonën e kuqe në kuadër të situatës COVID – 19, si dhe duke respektuar se nxënësit kanë nivele dhe stile të ndryshme të nxëni dhe nivele të ndryshme të kuptuari pasi bëjmë shumë punë me ta kur i kemi fizikisht në shkollë për të mbështetur të nxënit dhe progresin e tyre, çështje kjo e cila online është e vështirë të realizohet dhe e pakontrollueshme nga ana jonë pasi varet nga koha që i kushton çdo nxënës të nxënit, matematika është shkencë ekzakte dhe nxënësit e nivelit bazë dhe mesatar kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, lutemi të merret në konsideratë për sa më sipër”, thuhet më tej në njoftimin e Departamentit të Matematikës.

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, mësuesit e

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, mësuesit e