
Postuar: 24/01/2019 - 08:50
Pas ngujimit në fakultete studentët kam marrë një vendim tjetër për vijimin e protestës së tyre.
Mësohet se sot ata i rikthehen protestës në rrugë. Të rinjtë do të fillojnë sërish marshimin.
Ndryshe nga protestat e dhjetorit, ata nuk do e nisin marshimin nga ministria e Arsimit apo Kryeministria, por nga Parlamenti.
Siç duket studentët kërkojnë me ngulm që të plotësohen kërkesat e tyre. Ndërkaq, nga ana tjetër një pjesë e madhe e studentëve kërkojnë të fillojë procesi i rregullt mësimor.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/