BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Protesta kundër HEC-eve në Mirditë duke bllokuar Rrugën e Kombit, vjen reagimi i parë nga Policia

Protesta kundër HEC-eve në Mirditë duke bllokuar Rrugën e

33 shtetas janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kanë organizuar protestën e paligjshme në Thirrë të Mirditës.

Banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang iu bashkuan sot dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli përplasjen e tyre me policisë. Në një reagim Policia bën me dije se janë shoqëruar 33 persona dhe sipas uniformave blu 33 të shoqëruarit po hetohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.