BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Protesta/ Miratohet “Karta e Studentit”, këto janë lehtësirat që përmban ajo

Protesta/ Miratohet “Karta e Studentit”, këto janë

Në kulmin e protestave të studentëve, Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.Sipas aktit të propozuar nga Ministria e Arsimit, të gjithë studentët në universitetet e Shqipërisë do të pajisen me kartën e posaçme të studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë një sërë lehtësirash financiare.

Por çfarë janë këto lehtësira?

Sipas vendimit, studentët do të përfitojnë strehim social, kurim falas nëpër spitale, si dhe do të kenë të paguara sigurimet shëndetësore.

Për studentët që janë prindër do të ofrohet regjistrim në çerdhe apo kopshte me tarifa të reduktuara për fëmijët. Po kështu, të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë do të përfitojnë transport publik me lehtësi, përfshirë dhe atë ajror, hyrje falas në biblioteka, teatre dhe muze, si dhe kualifikime falas për qëllime punësimi.

Karta e studentit do të lëshohet nga Qendra e Shërbimit Arsimor, një institucion i posaçëm që pritet të ngrihet shumë shpejt. Qeveria nuk ka përcaktuar në vendim se, cilat shërbime do të jenë falas për studentët dhe cilat me tarifë të reduktuar. Po kështu, ajo nuk ka vlerësuar as sesa do të jenë efektet financiare për buxhetin e shtetit nga këto lehtësira, çka pritet të përcaktohen më vonë.

Miratimi i Kartës së Studentit ishte një nga 8 kërkesat që studentët në protestë i kanë kërkuar Qeverisë. Edhe pse miratimi i këtij dokumenti ishte premtuar kohë më parë, Ministria e Arsimit e hartoi draftin me urgjencë, vetëm pasi studentët nisën protestat në të gjithë vendin duke bojkotuar mësimin.