BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Aktualitet

Protestat e studentëve në ditën e 15-të, reagon Komiteti i Helsinkit: Reflektim serioz

Protestat e studentëve në ditën e 15-të, reagon Komiteti i

Sot në ditën e 15-të të protestës së studentëve, vjen reagimi i Komitetit të Helsinkit. Në një reagim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se situata është ndjekur me vëmendje që në krye të herës dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse për ndryshime në legjislacionin e arsimit të lartë dhe zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre.

Reagimi:

Prej gati dy javësh, studentë të universiteteve publike kanë patur protesta të vazhdueshme lidhur me problematikat me të cilat ata përballen në ndjekjen e studimeve të larta, si dhe kanë kërkuar plotësimin e 8 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shtetërore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur protestën jo vetëm me anë të medias, por që në ditët e para të kësaj proteste ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme takime me një përfaqësi studentësh për tu njohur më nga afër me kërkesat e tyre dhe për të diskutuar kontributin e KShH-së në drejtim të këtyre kërkesave. Por pavarësisht nga kontaktet e realizuara me studentë të ndryshëm dhe organizatorë të saj, kërkesa jonë për takim nuk është marrë në konsideratë deri më tani.

Disa prej rekomandimeve që studentët kanë adresuar kanë të bëjnë përkatësisht me forcimin e pavarësisë së Bordit të Administrimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), duke rritur pjesëmarrjen studentore në këtë bord, rritjen e përfaqësimit studentor në procesin e zgjedhjes së dekanëve, rektorëve si dhe për tu përfaqësuar në senatin akademik, vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor të pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve, etj.

KShH prej gati një viti është duke zbatuar nismën “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në Arsimin e Lartë në Shqipëri”, një nismë e cila synon të parandalojë dhe të adresojë format e ndryshme të korrupsionit në sistemin e arsimit të lartë por njëkohësisht synon edhe rritjen e kapaciteteve të studentëve për të qenë lider të një kulture universitare të bazuar në suksesin e ndershëm, aftësinë dhe meritokracinë. Në kuadër të kësaj nisme, KShH ka realizuar një sërë forumesh dhe akademish me të rinj të Universiteteve publike “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Ismail Qemali” në Vlorë. Gjatë këtyre aktiviteteve, janë evidentuar një sërë problematikish si vijon:

  1. a) Mungesa e një strukture të posaçme vetëqeverisëse ku studentët të përfaqësohen dhe të adresojnë për zgjidhje problematikat me të cilat përballen në Universitetet e tyre. Zgjedhjet për Këshillat Studentore nuk zhvillohen në mënyre periodike, ka mungesë transparence për kandidaturat dhe njoftim në kohë e datës së zgjedhjeve. Në disa fakultete Këshillat Studentore nuk janë funksionale dhe mungon komunikimi me studentet dhe adresimi i problemeve të tyre.
    b) Prezenca e formave të ndryshme të korrupsionit aktiv/pasiv nga studentët dhe pedagogët apo forma të ndryshme të shpërdorimit të detyrës, të lidhura kryesisht me mitmarrjen për kalimin me sukses të provimeve (shuma që variojnë nga 100-700 Eur), kërkimin e favoreve seksuale nga pedagogët meshkuj karshi studenteve vajza, pabarazi dhe favorizime në notë për shkak të lidhjeve shoqërore dhe familjare me pedagogët apo për shkak të ndikimeve të paligjshme dhe korruptive nga stafi administrative;
    c) Probleme me marrjen e shërbimeve pranë sekretarive mësimore. Studentët duhet të presin në rradhë të gjatë dhe me afat të pacaktuar marrjen e vërtetimeve, listës së notave, kopje të diplomave etj.
    d) Shitja e librave me detyrim nga pedagogët me lista dhe me çmime jo të arsyeshme dhe shpesh herë pa ISBN (International Standard Book Number). Ka fakultete ku pedagogët shesin edhe fotokopje të materialeve të ndryshme. Një pjesë e teksteve mësimore janë të vështire për t’u lexuar, për shkak të përkthimit të keq dhe mungesës së përshtatjes së literaturës në gjuhën shqipe.
    e) Mungesa e transparencës së dokumenteve zyrtare të universitetit në faqet zyrtare të internetit apo me mjete të tjera të informimit publik, përkatësisht sa i takon buxhetit dhe mënyrës se si Universiteti administron fondet;
    f) Disa prej pedagogëve janë të pranishëm shumë pak orë gjatë vitit akademik dhe kanë mangësi në cilësinë e mësimdhënies dhe mungesë etike në komunikim;
    g) Mungesa e solidaritetit dhe indiferentizmi i studentëve si shkak i presioneve dhe frikës se pedagogët mund të hakmerren;
    h) Procedura jo të drejta dhe jo meritokratike të rishikimit të notës, kur kjo kërkohet nga studentë, e cila në disa raste shkon deri në mohimin e kësaj të drejte, etj.
    i) Në disa fakultete ka mungesë transparence për bursat dhe mundësitë e shkëmbimit akademik si edhe vështirësi në njohjen e lëndëve të kryera në programet Erasmus etj.

Të gjitha këto problematika janë të lidhura me një sërë faktorësh, adresimi i të cilëve kërkon reflektimin serioz dhe kontributin e autoriteteve përgjegjëse për ndryshime në legjislacionin e arsimit të lartë, kontributin e organeve të sistemit të drejtësisë penale për forcimin e ndëshkueshmërisë së korrupsionit, kontributin e strukturave qeverisëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë për të rritur kontrollin dhe reagueshmërinë për këto problematika, kontributin e shoqërisë dhe aktorëve të shoqërisë civile për të adresuar faktorët me natyrë sociale – kulturore që kanë sjellë përshkallëzimin ndër vite të këtyre problematikave.