BREAKING NEWS

“Është për të ardhur keq si keqpërdoret nga palë të caktuara politike”, kryeministri Rama zbulon vendin ku është ngritur karantina për të prekurit nga koronavirusi

“Është për të ardhur keq si keqpërdoret nga
x

Aktualitet

PS shkarkon Presidentin, Rama poston foton dhe tregon emrin e zëvendësuesit: Meta dëshiron t’ia lërë postin një zonje

PS shkarkon Presidentin, Rama poston foton dhe tregon emrin e

Teksa maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në rrjet kanë nisur hamendësimet për zëvendësuesin e tij.

Fotografi Agim Rama shkruan se presidenti Ilir Meta do të donte që të pasohej nga një zonjë, e cila sipas tij është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Do të ishte në nderin e PS0së që në karriken e presidentit të ardhshëm të ulej një zonjë si Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes. Ka nevojë ky dikaster së fundi që të jetë nga gjinia femërore. Mbase dhe Meta e dëshiron t’ja lërë postin një zonje,”-shkruan Rama.

Shkarkimi i Metës

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje.  Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.