BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Aktualitet

“Pse e fshehin videon? Doni apo jo, ne do vdesim grekë!”, nëna e Kacifas jep mesazhin e fortë

“Pse e fshehin videon? Doni apo jo, ne do vdesim grekë!”,

Është përkujtuar të shtunën 2-vjetori i vrasjes së Kostandinos Katsifas përmes një ceremonie private, të zhvilluar nga familjarët.

35-vjeçari mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.

Për mediat e pranishme gjatë ceremonisë, nëna e Kostandinos Kacifas, Maria shprehu shqetësim për zvarritjen e hetimeve nga prokuroria shqiptare.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, u shpreh ajo.