Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Pse më braktise, kush është babai im?"/ Nëna e la në jetimore, djali e kërkon pas 10 vitesh

Postuar: 12/01/2019 - 22:46

Programi 'Dua të të bëj të lumur' solli këtë mbrëmje historinë e një djali të cilin e ëma e kishte braktisur në jetimore prej 10 vitesh. Ardiasi mbrëmjen e sotme kishte ftuar nënën e tij, Samijen për ta pyetur se pse e kishte braktisur në jetimore dhe se kush ishte babai i tij.
 
Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore. Ajo tregoi që babai i Ardiasit nuk ishte i aftë që të kujdesej për familjen, madje edhe paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.
 
Për këtë arsye Samija ishte divorcuar kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh dhe ai nuk e njohu kurrë babain e tij.
 
Ardiasi në studio i kërkoi Samijes që të jetonin së bashku dhe të mos qëndronte më në jetimore.
 
'Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin', ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai nënës së tij.
 
Samia refuzoi t’i tregonte Ardiasit se kush ishte babai dhe sipas saj ai nuk e meritonte dashurinë e tyre. Pas ndihmës të premtuar nga programi 'Dua të të bëj të lumtur', Samija pranoi që Ardiasi të jetonte me të. Në fund nënë e bir u takuan pas shumë kohësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:48

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se familja Balili, edhe nëse disponon video të politikanëve në kompleksin e tyre turistik, nuk do t’i bënin ato publike.
 

Postuar: 16/01/2019 - 18:39

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bane

Postuar: 16/01/2019 - 18:14

Është shpëtuar ditën e sotme një 68-vjeçar i sëmurë, i cili ishte i bllokuar nga bora.

Postuar: 16/01/2019 - 18:12

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opin

Postuar: 16/01/2019 - 17:21

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për sh

Postuar: 16/01/2019 - 17:17

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje sa i takon intervistës së realizuar me Klement Balilin.

Postuar: 16/01/2019 - 16:46

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme