BREAKING NEWS

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin jashtë loje LSI dhe nisin negociatat kokë më kokë me Ramën e Bashën, alarm në partinë e presidentit

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin
x

Aktualitet

Pse një aktor humori do të bëhet kryebashkiak? Erion Isai flet për arsyet që e çuan drejt kandidimit

Pse një aktor humori do të bëhet kryebashkiak? Erion Isai flet
Aktori i “BE Coffee” dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, në 11 maj zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë.
 
Ai rrëfeu arsyen se pse e bëri një zgjedhje të tillë.
 
Bieta Sulo: Kur e pranove, sigurisht është vlerësim, ambicie, por a nuk të vjen pak keq, për duartrokitjet që i ke marrë pa dallim feje, krahine dhe ideje. Tani ndahet do s’do ti.
 
Erion Isai: Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja. Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk e rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, lsi-sti, republikani apo çami, çdo njeriu. Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellsin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë. Jam i lumtur se nëse dikush nuk të do për bindjet politike ata marrin shërbimin njësoj.