
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Pse u ekzekutua polici? Dosja e Xhuliano Prelës kalon për gjykim, kush janë autorët e dyshuar

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat e dyshuar për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.
Pas rikthimit për plotësim hetimesh disa muaj më parë, Prokuroria ka reflektuar dhe dosja penale e hetuar nga Erjon Shehaj ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës, raporton Panorama.
Redion Hysa do të përballet në Gjykatë me akuzat, “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i kodit penal, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosje” si dhe “Prishje së rendit dhe qetësisë publike”, pasi në këtë dosje është bashkuar edhe procedimi i ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit 2020, ku u qëllua me breshëri automatiku karburanti dhe trajleri i markës “Man”, që ishte në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.
Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza “Përkrahje e autorit të krimit”. Sherniku ndodhet në burg, pasi gjatë verës u kap dhe me armë e makinë të blinduar në zonën e Kunës në Shëngjin.
Autori i dyshuar i vrasjes së policit u zbulua pas gjetjes së një pistolete TT dhe një automatiku në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së Redion Hysës, ku rezultoi më pas se automatiku ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri. Por më pas, përgjegjësia penale e Redioin Hysës u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.
Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë efektivi i Policisë.
Sipas dosjes hetimore, edhe predha që i ka marrë jetën punonjësit të Policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës. Vetë i akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por referuar provave të paraqitura Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që ta kalojë çështjen për gjykim themeli.
Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhuliano Prela, u ekzekutua me armë zjarrit në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit të vitit 2020, teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.
Më të lexuarat


E rëndë në Shkodër, daja plagos me thikë nipin. Zbardhen detajet

E rëndë/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Finalizohet operacioni policor i koduar "Multiple", kapen në flagrancë duke vënë baste sportive përmes celularëve, arrestohen 5 persona

Merrte ryshfet nga farmacitë, arrestohet punonjësi i Agjencisë së Barnave, në kërkim bashkëpunëtori i tij, lihet në burg edhe 43-vjeçari që u kap me “shtëpi bari” në Shijak

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, Apeli i GJKKO pranoi kërkesën pasi përfundoi dënimi i dhënë nga shkalla e parë

Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri, në krye 3 “të fortë” nga Durrësi, arrestohen 119 persona dhe sekuestrohen 5 mln euro, SPAK jep detajet

Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, ministri Çuçi: Një tjetër sukses i punës së skuadrave të përbashkëta hetimore, vendosmëri për të goditur krimin

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Agron Neza i ka dhënë informacione FBI për rastin e Nik Muzin

'E veshur' me shumë mistere, sekretet e vilës së ish- diktatorit Enver Hoxha do të deklasifikohen
