
Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Pse u rihap dje dosja për 21 janarin? Artan Hoxha zbulon prapaskenat e errëta dhe tregon kush qëlloi në protestë: Përdorja një telefon të vjetër, pashë lëvizjen e dorës së...

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Duke folur për 21 janarin, gazetari Artan Hoxha tha se vrasjet nuk i kanë bërë protestuesit por i ka bërë garda.
Ndër të tjera, shtoi se çështja nëse nuk do të rihapej, nuk do të lejohej më rihetimi pasi do i përfundonte afati 10 vjeçar. Teksa rrëfen si ndodhi vrasja, Hoxha shprehet:
“Vrasjet nuk i kanë bërë protestuesit por i ka bërë garda. E kam parë me sy të lirë dhe mendoj se duhet të ishte raportuar. Për dreq, në atë kohë përdorja një telefon të vjetër dhe nuk kisha lidhje me internetin fare dhe e marr e çoi te montazhi që ishte duke hedhur pamje. I them hap kasetën, e shikojmë dritarja nga ku Agim Llupo qëllon Ziver Veizin edhe i them ja ku i ke vrasjet, ja kush e ka bërë.
Për mua vrasjet janë të qarta. Aty është bërë një eksperiment duke vendosur në pozicion qitësit që kanë qëlluar një person me lazer dhe në pozicionin ku kanë qenë personat e vrarë, janë vendosur të tjerët. Deri në atë moment, po hetohej që vrasjet i ka bërë turma. Ai moment ktheu dhe doli që i ka bërë garda. Mbaj mend që më thirrën në prokurori dhe thashë që për mua është e qartë që shoh lëvizjen e dorës të gardistit që me një lëvizje të vogël qëllon me automatik e më pas sposton pak dorën e vret tjetrin.
Për mua, që në fillim hetimi është i sabotuar. Nuk ka pasur integritet prokuroria ta bëjë atë hetim. Kjo historia që u bë për rihapjen e çështjes ka synuar që të mos lejojë parashkrimin e çështjes. Pra nëse nuk do ishte e hapur, do të parashkrohej dhe nuk do të mundësi për hetim për ngjarjen e 21 janarit. Fakti që u rihap dje, do të thotë që tashmë kemi dhe një 10 vjeçar tjetër në dispozicion të organeve të drejtësisë për të hetuar se cfarë ka ndodhur më 21 Janar”.
Më të lexuarat


Një tjetër tragjedi në Bulqizë/ Plagoset rëndë minatori, niset me urgjencë drejt Traumës. Zbardhen detajet e para

Ngjarje e rëndë në Fier/ Babai aksidenton vajzën 3-vjeçare në oborrin e shtëpisë

Dhunë, drogë dhe armë/ Arrestohen në flagrancë 7 të rinj në Tiranë. Policia tregon detajet e para

Aksident i frikshëm në vend/ Thellohet tragjedia, pas 18-vjeçarit vdes në spital 20-vjeçari. 3 të tjerë në gjendje kritike për jetën, shoferi ishte i dehur. Policia zbardh detajet e rënda

Rezultuan të infektuar me koronavirus pasi morën vaksinën, mjeku i njohur zbulon arsyen: Kishin simptoma, por...

Mbyllen hetimet, SPAK i komunikon akuzën gjyqtares Mimoza Margjeka, ja për çfarë do japë llogari në gjyq

Bota akademike në zi/ Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

E rëndë/ Tentuan që ta rrëmbenin dhe të fusnin në makinë, arrestohet një person, në kërkim dy të tjerë. Policia zbardh detajet

Vjen një tjetër lajm i trishtë! Ndahet nga jeta avokati i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Gjendet i mbytur një person në plazh, ja për çfarë dyshohet
