BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

Publikimi i dosjes së Martin Camajt, AIDSSH nis hetimi administrativ, dyshohet se...

Publikimi i dosjes së Martin Camajt, AIDSSH nis hetimi administrativ,

Pas publikimit të disa dokumenteve nga studiuesi Auron Tare që tregojnë për survejimin e shkrimtarit Martin Camaj nga Sigurimi i Shtetit, ka nisur hetimi administrativ në Autoritetin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula ka firmosur urdhrin për verifikimin e praktikave të materialit arkivor, pas dyshimeve se dosja mund të ketë dalë në mënyrë të jashtëligjshme.

Sula shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Ndërkohë AIDSSH do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, deklaron Sula.

Më të lexuarat