BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Aktualitet

Publikimi i listës të së dyshuarve nga hakerat, Spartak Koka hedh dyshime të forta: Mund të kenë marrë një shtet të tërë

Publikimi i listës të së dyshuarve nga hakerat, Spartak Koka hedh

Gazetari Spartak Koka thotë se lista me persona të dyshuar në Shqipëri që u publikua sot nga hakerat iranianë, dyshohet se janë të dhëna të sistemit Deep Sea, i cili përmban të dhëna të detajuara për të gjithë qytetarët.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Koka u shpreh se “po të kenë marrë këtë sistem, i bie që të kenë marrë të gjithë shtetin”.

Spartak Koka: Ajo që nuk kontestohet në këtë listë të publikuar ditën e sotme, megjithë atë që po tenton qeveria të bëjë, është që informacioni brenda këtyre dosjeve është e saktë. Fotot e personave, ID e tyre është e saktë. Në konsultat sot që unë kam bërë me punonjës të nivelit edhe të mesëm dhe të lartë drejtues, është që dyshimet më të mëdha janë se janë të dhëna të sistemit Deep Sea, por është një rubrikë shumë e vogël e sistemit Deep Sea kjo që na kanë hedhur sot në treg se ato mund të kenë më shumë të dhëna, ku sistemi Deep Sea ka 22 motorrë kërkimi nga të gjitha institucionet ligjzbatuese. Po të kenë marrë atë, i bie që të kenë marrë gjithë shtetin dhe çdo të dhënë. Futesh në emrin Blendi Fevziu dhe gjithçka që ka Blendi Fevziu të del.

Blendi Fevziu: Të del, gjoba, probleme, çdo gjë që ke bërë, prona.

Spartak Koka: Të del gjithçka.

Spartak Koka thotë se “lusim që ata të mos e kenë sistemin MEMEX pasi është profilizimi kriminal i një personi”.

Spartak Koka: Ajo që ne lusim që të mos ta kenë është sistemi MEMEX sepse sistemi MEMEX është gjithë profilizimi kriminal i një personi. Pra, nuk ka rëndësi kur është hedhur informacioni, ai që ka hedhur informacionin është aty, por është një informacion që nuk e akseson kushdo në polici. Është brenda një sektori të analizës kriminale. Në Drejtorinë e Tiranës ka 4 apo 5 punonjës që e aksesojnë në një nivel hiearkik dhe që hedhim të dhëna. Informacioni që është brenda është shumë i detajuar.

Gazetari Spartak Koka ngre alarmin se “po u publikua sistemi MEMEX, do të rrezikohen me dhjetëra punonjës policie, të cilët mund të kenë dhënë informacion për ngjarje të caktuara”.