BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Publikimi i raportit final të OSBE/ODIHR për votimet e 25 prillit, Mentor Kikia: Krahët politikë e interpretuan sipas mënyrës së tyre! Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon...

Publikimi i raportit final të OSBE/ODIHR për votimet e 25 prillit,

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka folur mbi raportin më të fundit dhe atë përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

Sipas Kikisë, ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ai vijon më tej se si çështja e punësimeve, përfshirja e administratës publike, por edhe çështja e famshme e ‘patronazhistëve’ ishin konstatime me të cilat jemi njohur kohë më parë, ndërsa vijoi duke shtuar se, ashtu sikurse në çdo rast të ngjashëm, edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

“Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.