BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

Publikohen pamjet e frikshme nga aksidenti ku humbi jetën 25-vjeçari në Prrenjas (VIDEO)

Publikohen pamjet e frikshme nga aksidenti ku humbi jetën 25-vjeçari

Pamjet që shihni janë të aksidentit të ndodhur tre ditë më parë në Prrenjas, ku një 25-vjeçar humbi jetën.

Siç shihet, makina e drejtuar nga 28-vjeçari A.H ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur kalimtarin

I riu që po ecte në trotuar është përplasur dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


Njoftimi i policisë

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit