BREAKING NEWS

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”, kryeministri Rama lëshon paralajmërimin e rëndë dhe i bën ftesën e papritur opozitës: Të vejë ulërimën për çdo rast!

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”,
x

Aktualitet

Publikohen pamjet filmike të ekzekutimit mafioz të ish-policit Santiago Malko, ja si e ndoqën autorët me dy makina

Publikohen pamjet filmike të ekzekutimit mafioz të ish-policit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko tronditi Tiranën.

Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë në vendin pranë atentatit, dallohet makina “BMW X5” e Malkos teksa kalon qetësisht në rrugë, por ish-polici në këtë moment duket se nuk është në dijeni që ndiqet nga dy automjete të tjera të cilat i qëndrojnë shumë pranë.

Dy makinat me të cilat ndiqet Malko janë një Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim ndërsa më pas duket automjeti Mercedes-Benz i zi i tip CSL nga ku edhe u qëllua me armë zjarri.

Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.

Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.

Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie. Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit.