
A kishte marrëveshje me Rozeta Dobin për paratë? Avokati i Alda Klosit zbulon si qëndron e vërteta e 125 mijë eurove dhe deklarimeve të vëllait të ish-zyrtares

“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Publikohet dënimi i Gert Shehut në 2017-n: Rezultonte të ishte i përgjegjshëm para ligjit

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2022
Është publikuar dënimi e Gert Shehut në vitin 2017, ngjarje në të cilën ai plagosi me grushta dhe me një tullë dekorative, rojen e një palestre private në Tiranë.
Sipas ekspertizës mjekoligjore të të dëmtuarit P.V, rezultonte se atij i ishin shkaktuar 4 dëmtime në kokë. Prokurori i çështjes, Enklid Gjini, pas shqyrtimit të materialit hetimor, ka kërkuar dënimin e tij me 200 mijë lekë gjobë.
Gjykata ka arsyetuar se “subjekti i kësaj vepre penale është i pandehuri Gert Shehu, i cili rezulton të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe të jetë i përgjegjshëm para ligjit penal”.
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e Klan News, zbardhi edhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të ndodhur më 7 Gusht të 2017-s.
“Ditën e ngjarjes i dëmtuari, shtetasi P.V, ka qenë duke punuar si roje tek palestra që ndodhet në Tiranë. Në vendin e tij të punës ka shkuar i pandehuri Gert Shehu, i cili ka marrë pultin e televizorit dhe ka filluar ta lëvizë atë. Lidhur me këtë veprim të të pandehurit, kallëzuesi i ka kërkuar të dalë jashtë ambientit të tij të punës. Por në të kundërt i pandehuri jo vetëm që nuk është larguar, po edhe është konfliktuar me të. Gjatë debatit, i pandehuri Gert Shehu, e ka goditur kallëzuesin me grusht dhe më pas e ka goditur në kokë me një tullë dekorative, të cilën e ka marrë jashtë ambienteve të vendit të tij të punës. Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me këtë ngjarje është vendosur edhe kryerja e ekspertimit mjekoligjor, lidhur me dëmtimet që ka pësuar kallëzuesi P.V. Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor të datës 07.08.2017, ka rezultuar se tek shtetasi P.V u konstatuan 4 plagë të kokës me karakteristikat dhe lokalizimet të përmendura më lart. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara shtetasit P.V hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë në punë në masën mbi 9 ditë.
2 ditë më parë Gert Shehu goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së opozitës më 6 Dhjetor. 31-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës pasi ka marrë lëndime gjatë neutralizimit nga forcat e sigurisë së Berishës.
Ditën e nesërme (9 Dhjetor) Shehu pritet që të dalë në seancë gjyqësore për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij aktualisht rëndojnë dy akuza, konkretisht ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’, për të cilat organi akuzës pritet të kërkojë masën e sigurimit ‘arrest me burg’.
Dokumenta bashkëngjitur
Më të lexuarat


Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Pema që po i çmend të gjithë shqiptarët, askush nuk ja din emrin

Dogjën 4 automjete! Arrestohen 3 persona, kërcënuan të riun me armë zjarri, sekuestrohet dhe armë zjarri

Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, Ylli Merja tregon recetat efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

“Dëmton aksesin e qytetarit”, ish-ministri i Drejtësisë për hartën e re gjyqësore: Drafti i paraqitur është drastik

Aksident “kokë” më “kokë” mes dy makinave, raportohet për të plagosur (Video)

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi dhe tregon situatën dramatike: Gjendja është shumë e vështirë...

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Zukali zbulon detaje nga kërkimet në 2 pallatet e shembura që jetojnë shumë shqiptarë: Njerëzit me duar dhe lopata vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të afërmit
