
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

(Publikohet VIDEO e tensionit) ‘Dil vogëlush, shqiptarët s’na komandojnë dot’/ Abazoviç reagon për herë të parë pasi u ofendua rëndë nga protestuesit: I more lekët Dritan?

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2022

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, tha se nuk është zemëruar nga ofendimet e rënda të qytetarëve, por se do t’ua tregojë gjithmonë vendin, siç tha ai, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe.
Abazoviç, gjatë mbrëmjes së kaluar, është ballafaquar me qytetarët me të dalë nga televizioni publik, rtcg, ku kishte folur rreth krizës qeveritare në shtetin malazez.
Disa prej protestuesve të mbështetur nga partitë proserbe e kanë ofenduar në baza të kombësisë, por që politikani shqiptar nuk ka rënë në provokimet e tyre.
“Të ecim në rrugën e pajtimit dhe të dalim nga matrica e së shkuarës. Nuk më vjen keq për fjalët e shëmtuara të qytetarëve dhe mbroj të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë. Shumë padrejtësi janë grumbulluar ndër vite, ndaj është e logjikshme që të ketë një reagim të tillë. Unë gjithmonë do t’ua tregojë se ku e kanë vendin ata”, ka shkruar Abazoviç në Facebook.
Ai ka thënë se nëse kanë mundësi të formojnë qeveri, ajo do të jetë qeveri e pajtimit.
“Të gjithë janë të mirëpritur: malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë, … Përkatësia nuk është e rëndësishme, por një ide! Le të dalim nga matrica – të pajtohemi Malin e Zi dhe të shohim përpara! Sigurohuni që Mali i Zi mundet”, përfundoi 36-vjeçari.
Theksojmë se politikani shqiptar gjatë intervistës ka deklaruar se “Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve – qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare”.
Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviçit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë.
Ndërkohë, siç raportoi më herët Vijesti.me, njëri nga të grumbulluarit kishte bërtitur mbrëmjen e kaluar para Abazoviç, duke thënë se: “Shqiptarët nuk do të na komandojnë”. Por, kundër një deklarate të tillë kanë reaguar disa protestues të tjerë.
“Dil o vogëlush” dhe “I more lekët Dritan?”, ishin disa nga thirrjet tjera, me të cilat u përball Abazoviç.
Më të lexuarat


Vjosa Osmani zgjidhet "Miss politikania shqiptare" nga diaspora

Me 6 llogari bankare dhe 5 prona në bregdet, shkatërrohet banda e shqiptarit, bënin namin me drogë në Itali

“Jeton këtu në Tiranë”/ Deklarata shokuese e avokatit të njohur: Flas me xhindet, më thonë më ke thyer këmbën

Aksident i rëndë, makina del nga rruga, humb jetën i riu (detajet e para)

Anëtarësimi/ Zelensky i bën thirrje Bashkimit Europian: Bëni detyrën tuaj, nuk duhet të zgjasë...

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA-ve, Yuri Kim jep mesazhin e fortë

Ngjarje tragjike, dadoja me foshnjën rrëzohen në pishinë, humb jetën 50-vjeçarja (Detajet)

Panik dhe tmerr/ Avioni me shqiptarë bën ulje emergjente, pasagjerëve u bie të fikët

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

E rëndë/ Përplaset me pemën, humb jetën vajza e re shqiptare në Itali (EMRI+FOTO)
