BREAKING NEWS

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë ushtarake, ekonomi e shkatërruar pa jetë sociale, Songbird filmi i fundit

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë
x

Aktualitet

Publikohet video/ Momenti i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës që tronditi opinionin publik, ja monovra e shpejtë që bëri 50-vjeçari për t'i shpëtuar atentatit me 22 plumba

Publikohet video/ Momenti i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai

Sigurohen pamjet ekskluzive nga ekzekutimi i Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.Atentatorët besohet që kanë qenë 3 persona të cilët i janë afruar një nga një 50 vjeçarit dhe kanë qëlluar drejt tij.

Nga pamjet e siguruara duket që Çela ka tentuar të largohet por nuk ka mundur.Gjithashtu në tavolinë me 50 vjeçarin ka qenë dhe një person tjetër I cili nuk është dëmtuar fare.

Mësohet se ekzekutorët nuk kanë qenë të  veshur me uniforma policie.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.