BREAKING NEWS

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën
x

Aktualitet

29-vjeçari vdes në punë në Tropojë, policia arreston biznesmenin (NGJARJA)

29-vjeçari vdes në punë në Tropojë, policia arreston

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një punëtor 29-vjeçar i një biznesi inertesh ka ndërruar jetë aksidentalisht teksa po rregullonte një makineri.

Pas ngjarjes së rëndë në pranga ka rënë pronari i biznesit të inerteve në Tropojë, me iniciale Sh.M. 48 vjeç.

"Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen", thuhet në njoftimin e policisë.