BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Punimet në Valbonë, ja çfarë do të ndodhë me vendimin e Gjykatës

Punimet në Valbonë, ja çfarë do të ndodhë me

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, Shqipëri më 6 qershor 2018 vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e ËËF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë. Urdhëri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi. Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare. Leja fillestare e ndërtimit të projekteve skadoi në maj të vitit 2017. Sipas ligjit shqiptar, duhet të jepet një urdhër ndalimi për punë në të gjitha rastet kur "dëmi i pakthyeshëm mjedisor mund të ndodhë gjatë periudhës së procesit gjyqësor". Ky vendim përcakton një precedent të rëndësishëm në Shqipëri për rastet me rrezik të madh për dëmtimin e ekosistemeve dhe tregon se mbrojtja e mjedisit po ecën ngadalë drejt agjendave kryesore.

ËËF-i organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës ka qenë e pranishme në Luginën e Valbonës që nga viti 2016, duke mbështetur komunitetin lokal në luftën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm nga i cili të jenë në gjendje të mbajnë mirëqenien e tyre. Kjo mbështetje përfshin gjithashtu përkrahje financiare dhe me eksperte për OJQ-ne lokale TOKA dhe 27 banorët në luftën e tyre ligjore. Ata kanë ngritur padi në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në maj 2017 (aktualisht në pritje të ankesave) dhe kundër Këshillit Kombëtar Territorial në nëntor 2017.

Nuk ka qartësi edhe sa HEC-e tjerë janë planifikuar të ndërtohen në lumin Valbona. Duke u bazuar në dokumentet publike për informim, koncesionet janë dhënë edhe për 11 HEC-ë tjerë. 

Lejet mjedisore për ndërtimin e këtyre tre HEC-ëve janë të bazuara në një vlerësim shumë të dobët të ndikimit në mjedis, dhe po ashtu ju ka kaluar afati në vitin 2015. Të gjitha proceset e koncesionit kanë qenë shumë jo-transparente, dhe kanë treguar jo-konsideratë për mirëqenien e popullatës lokale. Si dhe kanë dështuar që në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të theksojne se po ndërtohen në zonë të mbrojtur të Kategorisë II IUCN. Procesi jo-transparent për konsultimet publike janë në ndesh direkt me Konventën Aarhus, konventë e cila rregullon Qasjen në Informata, Pjesëmarrjen Publike në Vendim-marrje dhe Qasje në Drejtësi për Çështjet e Mjedisit, dhe Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para nënshkruese të kësaj konvente në vitin 2001.

Më të lexuarat