Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëlluan Ramën me vezë, zbulohen emrat e studentëve të arrestuar, akuza për dhunë policore

Qëlluan Ramën me vezë, zbulohen emrat e studentëve të arrestuar, akuza për dhunë policore

Postuar: 02/11/2015 - 13:24

Janë zbuluar emrat e studentëve që qëlluan kryeministrin Rama me vezë. Ata janë të gjithë studentë, pjesë të "Lëvizjes Për Universitetin”.
 
 Në një deklaratë të kësaj lëvizjeje pranohet sulmi me vezë ndaj kryeministrit dhe kërkohet nga policia të lirohen studentët e arrestuar, që janë : Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.
 
Deklarata e Lëvizjes për Universitetin
 
Policia e qeverisë së privatëve ka arrestuar pak më parë katër aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin së bashku me tre aktivistë të Klubit Politik nga Kosova. Aktivistet ishin mbledhur para Fakultetit të Shkencave Sociale për të protestuar kundër një konference të mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjesë edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit të konferencës aktivistet kanë goditur kryeministrin Rama me vezë dhe në atë moment policia ka ndërhyre duke shoqëruar tetë prej tyre në Komisariatin nr 2. Aktivistët thonë se gjatë rrugës policia ka ushtruar dhunë fizike.
 
Lëvizja Për Universitetin denoncon dhunën që është ushtruar mbi aktivistët nga policia e qeverisë së privatëve. Qeveria përdori policinë e shtetit për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron privatët. Tashmë qeveria po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve. Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, pedagogëve, aktivisteve të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ta dënojnë ketë arrogancë qeveritare dhe t’i bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.