
Postuar: 22/01/2019 - 19:53
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me thikë një kambist dhe gruan e tij në qytetin e Memaliajt. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin e tyre.
Pre e dhunës kanë rënë Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe bashkëshortja, Thëllëza Mustafai. Ata janë qëlluar me thikë nga grabitësit dhe për pasojë janë transportuar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: