
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Qëllohet me armë zjarri biznesmeni në Tiranë, policia dyshime për konflikt me ortakun, i dyshuari mohon përfshirjen në ngjarje

Shkruar nga Albiona LIPO 14 Janar 2021

Një biznesmen ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas informacionit nga policia, ngjarja ka ndodhur konkretisht rreth orës 09:30 në rrugën “Ndre Mjeda” në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë teksa një person identifikimi i të cilit nuk është bërë ende, ka qëlluar me armë zjarri drejt biznesmenit S. Ll., ndërsa të lënduar kanë mbetur një kalimtar me iniciale K. K. si edhe roja i një pallati, i cili ishte në ndërtim. Ndërkohë referuar burimeve të tjera ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër, i cili njihet si ortak në fushën e ndërtimit me biznesmenin 45-vjeçar. Megjithatë, zona është e pajisur me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe autorëve të vërtetë të përfshirë. Po ashtu policia njofton se po bëhet krehja e zonës, ndërkohë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë. “Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.
I dyshuari mohon përfshirjen në ngjarje
Ndërkohë referuar burimeve, mësohet se para rreth 6 muajsh biznesmeni S. Ll. ka pasur konflikt me një person, A. A., të dy ortakë në fushën e ndërtimit. E në këto kushte fillimisht u dyshua se kishte qenë ai pjesë e kësaj ngjarje. Por i dyshuari me iniciale A. A., ditën e djeshme pas atentatit mësohet të ketë shkuar në polici dhe është shprehur se nuk ka qenë pjesë e kësaj ngjarje. Konkretisht dy pronarët A. A., dhe S. Ll., mësohet të jenë konfliktuar në lidhje me mënyrën se si kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë, konflikt i cili në kohën kur ka ndodhur, ka çuar në bllokimin e rrugës me kamionë. Por theksojmë sërish se, biznesmeni A. A., ka shkuar në polici dhe ka dhënë dëshmi për ngjarjen e regjistruar mëngjesin e djeshëm në zonën e ish-parkut të autobusëve duke pretenduar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Ndër të tjera mësohet se, nga shkëmbimi i zjarrit, një prej plumbave ka kapur dhe xhamin e një makine që ka qenë e parkuar në oborrin e pallatit për të cilin dyshohet të jenë konfliktuar. Ndërkohë, kujtojmë që në muajin gusht të vitit të kaluar në të njëjtin pallat në ndërtim u gjet i pajetë një roje i identifikuar me iniciale N.B. 50 vjeç. Ai u gjet në sheshpushimin e katit të dytë të këtij pallati teksa roja ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Më të lexuarat


“Ia mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën (FOTO)

“Jam komplet e habitur”, Aida Shtino kap detajin dhe del me reagimin e papritur për emërimin e Joe Biden si President i SHBA-së (FOTO)

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan: Më dilte një këmbë ure që nuk ekzistonte dhe...

E trishtë/ COVID-19 i merr jetën artistit të madh shqiptar, vajza e tij rrëqeth me dedikim e saj: U shua shtylla e familjes sonë! (EMRI+FOTO)

Dyshohet se pastronin paratë e drogës përmes fajdeve, prokuroria u sekuestron 2 vëllezërve 5 milionë euro pasuri

Shtohet misteri për zhdukjen e biznesmenit italian, telefoni i tij vijon të bjerë, analiza e ADN do të vulosë gjithçka

“Sot në postë ishte surpriza e radhës nga atdheu”/ I befasuar nga ajo që i mbërriti në shtëpi, Dritan Zagani lëshon paralajmërimin e fortë: Ky është momenti i së vërtetës! (FOTO)

“I vrau Sali Berisha”, Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas ‘bombën’: Ilir Meta u shfaq me zë dhe figurë!

Blendi Fevziu rrëfen momentin e sikletshëm, tregon çfarë i ka ndodhur gjatë rrugës për të Korçë: Ia bëra nja dy herë me drita...

Mbeten mister shpërthimet e forta në mes të natës në Lezhë, banorët e frikësuar: U dëgjua fort, tronditi edhe tokën, ja ç’na panë sytë
