BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Aktualitet

Qëlloi me armë kushëririn e deputetit të PS, kush është 33-vjeçari që u arrestua sot nga policia

Qëlloi me armë kushëririn e deputetit të PS, kush

Arrestohet 33-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të  Fatjon Harushës. Mësohet se i riu ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Njoftimi i plotë i policisë

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.