Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëlloi me armë në ajër, shijakasit i gjendet edhe drogë në banesë

Postuar: 14/06/2018 - 17:27

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër, duke terrorizuar banorët e Shijakut.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për të riun me inicialet E.B. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tij u gjetën disa gëzhoja dhe 804 gr marijuanë.

“Më datë 13.06.2018, ka ardhur një telefonatë se një person qëllon me armë zjarri në ajër. Nga veprimet paraprake të kryera nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., vjeç 24, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën disa gëzhoja, si dhe nga kontrolli në banesë iu gjetën e bllokuan 804 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë. Nenet 283/1, 278, 279 dhe 274 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 12:19

Banorët e Astirit deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestën. Policia shoqëroi sot 6 persona për protestën e mbrëmshme që zgjati disa orë.

Postuar: 20/03/2019 - 12:09

Një 32-vjeçar në qytetin e Kukësit ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urave në Rr

Postuar: 20/03/2019 - 11:54

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shoqëruar 6 persona,

Postuar: 20/03/2019 - 11:43

Gjatë paradites së sotme fermerët në qytetin e Lushnjes kanë dalë në protestë, për të kundërsht

Postuar: 20/03/2019 - 11:29

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për tu përballur me padinë e kryemi

Postuar: 20/03/2019 - 11:16

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e t