BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Aktualitet

Qëlloi me armë pas një debati me shoferin, shpallet në kërkim personi që i preu rrugën autobuzit (Detaje të hollësishme)

Qëlloi me armë pas një debati me shoferin, shpallet në

Një person, i identifikuar tashmë nga policia e rendit të Fierit, por që nuk i është bërë publik emri, ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka qëlluar  disa herë në ajër me armë zjarri, duke i prerë rrugën një autobuzi linje plazhi në zonën e Semanit, i mbushur me pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”,  pranë fshatit Topojë të Fierit.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobuzit të linjës, i cili ishte i ndaluar, duke i kërkuar që të hapë rrugën.

Në debat e sipër, për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër, gjë e cila ka tmerruar pasagjerët dhe banorët

Ndërkohë Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.