Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëlloi me armë zjarri 41-vjeçarin, arrestohet i shumëkërkuari, çfarë deklaroi ish-deputeti

Postuar: 23/07/2019 - 10:56

Policia njoftoi sot se ka vënë në pranga një person që ishte në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”. Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij Alban Tançi, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës. Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditën kur ka ndodhur kjo ngjarje (16 qershor 2019) ka patur një denoncim nga ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi. Sipas tij, personat e përfshirë në ngjarje janë me rekorde kriminale dhe aktivistë të Rilindjes.

“I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes. Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen. Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore”, shkruante Gjunkshi në facebook, duke postuar edhe denoncimin e një qytetari nga Bulqiza.

Z.gjeneral nje ngjarje e rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit. Personat e lartpermendur ja me rekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 14:01

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se nga data 16 shtator ofrohet një lehtësi e madhe për qytetarët që iu është dëmtuar patenta ose u ka humbur.

Postuar: 24/08/2019 - 13:55

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në

Postuar: 24/08/2019 - 13:40

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë për jetën, teksa duke kaluar në rrugë është përplasur nga një

Postuar: 24/08/2019 - 12:31

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, dëshmi

Postuar: 24/08/2019 - 12:09

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Agron Selmanin.