Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëlloi me armë zjarri dhe la të plagosur 37-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori

Postuar: 11/09/2019 - 20:05

Vihet në pranga autori i plagosjes së 37 vjeçarit ndodhur mbrëmë në qytet Lezhë. Policia e Lezhës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë pas një konflikti të çastit një 37 vjeçar, falë veprimeve të shpejta hetimore bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë. Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2019 - 00:25

Agjensia më e madhe në botë për tërmetet EMSC ka konfirmuar se nuk është e mundur të parashikohen tërmetet dhe bën thirrje për qetësi.

Postuar: 23/09/2019 - 00:19

Nga ora 22.08 ku u regjistruan lëkundje tërmeti në zonën e Vorës janë shënuar dhe tre lëkundje të

Postuar: 22/09/2019 - 23:30

Lajmi për një tërmet tjetër duket se ka ngjallur panik te qytetarët të cilët kanë vërshuar nëpër

Postuar: 22/09/2019 - 23:25

 Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar qytetarët se asnjë tërmet nuk mund të parashikohet,&n

Postuar: 22/09/2019 - 23:21

 Flet eksperti i sizmiologjisë Rrapo Ormeni pas lajmit të rremë që përhapën disa media të pa

Postuar: 22/09/2019 - 23:00

 Tërmeti i orës 22:08 minuta, me magnitudë 4.4 ballë ka alarmuar banorët e kryeqytetit, të c

Postuar: 22/09/2019 - 22:34

Një tjetër tërmet ka tronditur Shqipërinë.