BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në resortin luksoz në Tiranë, policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 26-vjeçarin (DETAJE)

Qëlloi me armë zjarri në resortin luksoz në Tiranë,

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj të Tiranës, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Në pranga ka rënë i riu Arnaldo Çiçaj, i cili ka qëlluar në parkingun e një kompleksi, duke u larguar me shpejtësi. Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. S., pasi ka qenë me 26-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.